ELBASAN- Dy të rinj nga një fshat i Belshit kanë përfunduar në spital me plagë të thella, pas një sherri me thika. Mësohet se një 23-vjeçar ka qëlluar disa herë me thikë bashkëfshatarin e tij, i cili i është kundërpërgjigjur po ashtu, duke e qëlluar me thikë.

Për pasojë dy të rinjtë kanë përfunduar në spitalin e Elbasanit.

Njëri prej tyre, 29-vjeçari Ervin Hysa nga Kajani i bashkisë Belsh, ka marrë 6 plagë të thella, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Ndërsa autori, Përparim Pepa 23 vjeç, ka përfunduar në spital me plagë të lehta, dhe është arrestuar nga policia.

“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në fshatin Kajan, Belsh, në ambjentet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës thikë disa herë shtetasin R.H., 29 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belesh, ku gjatë konfliktit edhe shtetasi R.H., e ka goditur me grushta në fytyrë shtetasin Përparim Pepa. Të plagosurit janë trasportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e ftohtë thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: