Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Aliveri të Evias në Greqi ku brenda një supermarketi, një shqiptar ka nxjerrë një thikë dhe ka kërcënuar një bashkëatdhetar të tijin.

Siç raportojnë mediat greke dy shqiptarët për një arsye ende të panjohur kanë nisur të konfrontohen verbalisht dhe më pas zënka ka kaluar në përleshje fizike.

Gjatë atij momenti njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka nisur të kërcënojë tjetrin, ndërsa dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin që mbante armën e ftohtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: