KORÇË

Një sherr i çastit ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari në qytetin e Korçës. Gazetarja e “BalkanWeb” Lorena Kodra raporton se i plagosur ka mbetur, Armando Trimi.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës. Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Korçë/Informacioni i policisë

Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: