Sherr mes aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi. Lako, i njohur me rolin e Kapo Kapllanit ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët. Ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.
Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb