Një sherr për motive të dobëta në Kashar mes dy personave, ka përfunduar në polici.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin A.H., i cili ka goditur me grushte një 34-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 36 vjeç, banues në Kashar.

Shtetasi A. H., mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në Kashar, për motive të dobëta, është konfliktuar dhe ka goditur me grushte shtetasin A. H., 34 vjeç, banues në Kashar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: