Një konflikt që ka përfunduar në dhunë fizike ka ndodhur në mbledhjen e Bordit Drejtues të kompanisë “Finman shpk”.
Kjo kompani zotëron shoqëritë “Albstar shpk”, “Manastiri Resort shpk”, “Arena Center shpk”, dhe shumë shoqëri të tjera.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Konflikti ka nisur pasi ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj së bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe truprojat e tyre kanë goditur me grushte dhe sende të forta si dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakes tjetër të shoqërisë z. Sokol Agalliu.
Palët pretendojnë se gjithçka ka nisur pasi ky i fundit kishte zbuluar se ata kishin vjedhur 500 milion lekë të vjetra nga arka e kompanisë dhe vjedhjen e 750 m2 tek “Manastiri Resort”.
Aktualisht Sokol Agalliu ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme shëndetësore, ku gjendja e tij ndodhet e rëndë pas goditjeve që ka marrë në kokë.
