Kryesfida e kësaj jave që do të nisë vetëm pak çaste më vonë mes Tiranës dhe Partizanit duket se është ndezur akoma pa filluar. Tifogrupet e të dy skuadrave nuk kanë pritur fillimin e ndeshjes në ora 18:00 por janë përleshur me njëra-tjetrën rrugëve të kryeqytetit.

Sipas raportimeve të Policisë së Shtetit disa tifozë në “Rrugën e Kavajës” janë konfrontuar fizikisht mes njëri-tjetrit. Por siç bëhet e ditur “nuk ka të dëmtuar e as të vrarë”. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se disa anëtarë të tifogrupit ultra “Tirona Fanatics” kanë sulmuar ato të “Guerrilsave” që mbështesin Partizanin duke iu marë bluzat dhe mjete të tjera identifikuese si shallë apo kapuça.

Kjo situatë ka sjellë frikë në radhët e “të kuqeve” për një përkeqësimin të mundshëm të situatës rreth e qark stadiumit. Megjithëse janë vendosur në dispozicion rreth 1000 forca policie për mbarëvajtjen e takimit duket se janë të pashmangshme ngjarje të tilla.

Këto situata të pakëndshme po i humbasin misionin e vërtetë që ka kjo ndeshje. Ajo kohë kur shikoj si një mundësi argëtimi e një qyteti të tërë duket se ka marrë fund.

 

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb