Sherr në një familje në Librazhd! Një 28-vjeçare me inicialet E.K., dhe 29-vjeçari A.K., (Burrë dhe grua) janë proceduar penalisht nga policia.

Bëhet me dije se dy të rinjtë kanë dhunuar njëri-tjetrin në banesë. Gjithashtu 28-vjeçarja ka ushtuar dhunë ndaj kunatit të saj G.K.

“E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, janë proceduar penalisht  për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe motivet e sherrit në familje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: