SARANDA

Një 23- vjeçar është plagosur me thikë në Ksamil gjatë një sherri në një restorant.

Sipas Policisë sherri ka ndodhur në orën 12:10 dhe K.K, nga Gjirokastra është goditur me mjet prerës dhe është dërguar në spitalin e Sarandës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia po punon për të identifikuar autorin dhe po punon për ta kapuar atë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë

 

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Falsifikim monedhash”, shtetasin:

 

  1. Sh., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

 

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1 Sarandë, 20 vjeçari ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

—-

Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb