Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në klubin argjentinas të Boka Zhuniors. Dy lojtarë të këtij ekipi, Honatan Silva dhe Huan Manuel Insaurralde, ky i fundit pjesë edhe i kombëtares “albiçeleste”, nuk i kanë përmbajtur nervat ndaj njëri-tjetrit gjatë seancës stërvitore.

Dy mbrojtësit kanë shkëmbyer grushte mes tyre, ndërsa trajneri i Boka Zhuniors dhe të tjerët në fillim nuk e vunë re se çfarë po ndodhte. Më pas janë drejtuar te dy “boksierët” për t’i ndarë. Trajneri Skeloto i largoi të dy nga stërvitja dhe tashmë pritet që klubi të mos i falë dy futbollistët sherrxhinj duke i penalizuar.

Ndërkohë që mbetet ende mistër arsyeja se përse situata mes dy shokësh degradoi në këtë mënyrë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb