ITALI- Pazaret e drogës kanë futur në sherr një shqiptar në Rimini i cili është përleshur me një italian. Ky i fundit raportohet se është shtruar në kujdes intensiv në spitalin e Cesena, pasi u godit me thikë në shpinë nga shqiptari.

Sipas mediave vendase, 20-­vjeçari italian kishte precedentë të mëparshëm të konsumit dhe trafikimit të drogave të lehta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen mes 31 gushtit dhe 1 shtatorit. Shqiptari, u arrestua teksa përpiqej të largohej për t’i shpëtuar policisë. Shkaku i konfliktit thonë mediat kanë qenë arsyet që lidhen me pazaret e drogës, ndërsa emrat e të dyve nuk bëhen me dije. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: