Alen Sherri, portieri titullar i Vllaznisë, është një nga 3 të përzgjedhurit e Alan Bushit për të mbrojtur portën në sfidat që Kombëtarja U-21 do të luajë kundër Sllovakisë për eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

20-vjeçare shprehet se rivaliteti për një fanellë titullari te Shpresat i ka bërë mirë skuadrës.

“Te Vllaznia jam titullar i padiskutueshëm, ndaj jam thirrur edhe te Shpresat. Rivaliteti? Të tre portierët e thirrur nga trajneri Bushi, besoj se jemi të mirë. Stafi ka zgjedhur me shumë kujdes në gjithë kampionatin shqiptar. Mendoj se jemi të tre në të njëjtin nivel dhe stafi do ta vendosë se cili do të jetë titullar. Jam i sigurtë se ai që do të luajë do ta bëjë detyrën më së miri.

Shqipëria renditet e në vendin e katërt në Grupin 2 me 6 pikë, por nëse merr maksimumin me Sllovakinë, shton ambiciet për vendin e dytë.

“Te Shpresat i rëndësishëm është grupi. Kemi lojtarë shumë të mirë, ndaj i kemi mundësitë me i nxjerrë dy ndeshje pozitive ndaj Sllovakisë. Ekipi duket i qetë. Jemi të gjithë të fokusuar dhe po punojmë fort. Po bëjmë edhe dy stërvitje në ditë për ndeshjet me Sllovakinë. Jemi të gjithë optimistë, pasi Sllovakia nuk ka asgjë më shumë se ne”.

Renditja e Shqipërisë në Grupin 2

renditja

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb