Sherri masiv në sfidën Bylis-Laçi, nuk ka kaluar pa pasoja. Ashtu siç pritej Komisioni i Disiplinës ka dënuar aktorët kryesorë, Nuabueze dhe Carkanji.

Sulmuesi i Laçit është dënuar me dhjetë ndeshje pezullim për sulm ndaj kundërshtarit.

Ndërsa me dhjetë ndeshje është dënuar edhe Cerkanji.

Kujtojmë se sherri masiv mes lojtarëve ndodhi pas faulli të shkaktuar nga sulmuesi Naubueze. Ky u kthye në protagonist teksa humbi kontrollin duke goditur lojtarët e Bylis. Pjesë e këtij sherri ishin edhe pjesëtarë të stafeve, ku zëvendës trajneri i Bylis, Bekim Kuli mbeti i lënduar

Vendimi i Komisionit të Disiplinës

1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Ndërsa këtu mund të shihni sherrin e ndodhur:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb