TIRANE- Ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet e plagosjes me armë të katër personave në rrugën “Gjergj Legisi” mbrëmjen e sotme në Laprakë, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes hedhin pak dritë mbi të.

 

 

Gazetari Klajdi Bodlli ka mundur të sigurojë për BalkanWeb dëshmitë e para të personave që kanë parë gjithë skenën.

Sipas tyre, pronari i lokalit është afruar tek të rinjtë që kishin pikë kafe më herët në lokal dhe ka nisur të debatojë me ta.

Në debat e sipër Arben Seferi ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë me breshëri mbi ta. Mësohet se ai ka qenë nën shoqërinë e vëllait të tij, bashkëpunëtor në krim, pasi dyshohet të jetë personi që e ka ndihmuar të arratiset me makinë pas plagosjes.

Vëllezërit Seferi me origjinë nga Puka janë shpallur tashëm të dy në kërkim për plagosjen e Eljon Lekajt 31 vjeç dhe tre personave të tjerë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb