Dy persona kanë rënë në pranga pas një sherri të zhvilluar në Skrapar.

Policia njofton se 32-vjeçari Alabano Isufi  dhe 30-vjeçari Elisado Isufi, vëllezër,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me leva dhe shkopinj bejzbolli xhaxhain e tyre 63-vjeçarin P.I, duke i shkaktuar dëmtime në kokë i cili po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Mësohet se sherri ka nisur për pulat, pasi kishin hyrë në tokën e tyre.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb