Memet dhe pankartat ironike që vënë në lojë kastën politike, kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, kanë qenë qershia mbi tortë e protestive masive që janë sot në ditët e 9.

Prej 9 ditësh sheshi para Kryeministrisë është tejmbushur me qytetarë që kërkojnë revolucion dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama.

Një nga pankartat e ditës së sot ka tërhequr vëmendjen, ku ironizohen deklaratat e ish zëvendës-kryeministres Belinda Balluku, në kohën kur kishte krizë energjitike, dhe para se të plaste skandali me tenderat mld eurosh për të cilën është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme.

“Karikuesin e hoqa nga priza, kondicionetrin e lash 24 gradë, bukën shkoj e blej në këmbë, po prap nuk bleva dot 300 apartamente si Belinda”, thuhet në pankartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb