Një 46-vjeçar shqiptar në Frosinone ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap drogë në makinën e tij. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari e kishte fshehur 53 kg kanabis në dy jorganë dhe i kishte mbështjellë.

Mësohet se sapo karabinierët i kishin bërë shenjë që të ndalonte, shqiptari kishte nisur të nervozohej, ndërsa pas kësaj sjellje ata nisën kontrollin në makinë.

Mediat italiane thonë se droga e mbështjellë me jorgan ishte e vendosur në pjesën ku qëndrojnë pasagjerët. Ndërkohë që pjesa tjetër e drogës u gjet në bagazhin e makinës. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb