Që prej ditës së djeshme në orën 19:00 Teatri Kombëtar ka nisur punën on line me shfaqjen e parë “Show must go on”. Njëri prej aktorëve që solli dje për publikun poezi dhe prozë të zgjedhura të Ismail Kadaresë, Genti Decka një një lidhje Skype me News 24 tregoi emocionet e kësja shfaqje të parë.
Ai tha se një gjë e tillë i ka bërë shumë entuziastë të gjithë aktorët.

“Të gjithë jemi shumë entuziastë për mënyrën se si po funksonojmë në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ishin të shumtë qytetarët që na ndoqën on line. Na komplimentonin dhe thoshin vazhdoni kështu. Kjo na motivon më shumë edhe në të ardhmen”-, tha aktori.

Decka u shpreh ndër të tjera se njerëzit duhet të shohin anën positive të karantinës. Sidomos ata që kanë fëmijë dhe mund të rrinë gjithë ditën me ta, të shohin hapat apo bëlbëzimat e tyre të para. Ai tregoi se është baba I një vajze 4 muajshe dhe u shpreh shumë entuziast që pjesën më të madhe të ditës e kalonte duke u kujdesur për të.

“Kam një fëmijë të vogël, një vajzë 4 muajshe, gjithë pjesën tjetër të ditës, përvec punës për teatrin ia kushtoj asaj. Nëse nuk do isha në shtëpi unë nuk do i kisha parë bëlbëzimat e saj të para, prekjet e para të saj, ndaj them që duhen parë gjërat e mira të kësaj situate. Njerëz shtrëngoni dhëmbët se do ia dalim”,- tha Decka.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb