FIER

Policia e Fierit ka arritur të arrestojë dy persona dhe të procedojë penalisht dy të tjerë.

Kjo, pasi dyshohet se ata ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës, duke vjedhur biçikleta.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë Mariglen Zgjana 42 vjeç dhe 18-vjeçari Ronaldo Xhoraj.

Ky i fundit, kishte shtyrë dy vogëlushë, Xh. Xh 13 vjeç dhe E. Xh. 11 vjeç për të vjedhur biçikletat, e më pas, ato ia shiste shtetasve P. Sh., M. Z., dhe N. P. të cilët dispononin një servis shitjesh.

Pikërisht në dyqanin e tyre, policia ka gjetur biçikletat e vjedhura të cilat tanimë janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së biçikletave në qytetin e Fierit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si edhe procedohen penalisht 2 të tjerë, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale biçikletat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar për evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 42 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. Sh., 68 vjeç, dhe N. P., 89 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mitur Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer disa vjedhje të biçikletave në qytetin e Fierit, të shtyrë nga shtetasi R. Xh., dhe i kanë shitur tek shtetasi P. Sh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb