7 vajza të mitura, mes tyre shqiptare, janë detyruar të kryenin prostitucion në Greqi. Për këtë rast janë arrestuar dy femra 25 dhe 21 vjeç dhe dy meshkuj 25 e 54 vjeç, të gjithë greke ndërsa në dosjen e çelur nga autoritetet greke janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë. Të arrestuarit në Athinë janë Maria Sampou, 25 vjeç, Zaharias Kountoupis, 25 vjeç, Maria Mefsout, 21 vjeç dhe Emanuil Retzios, 54 vjeç. Viktimat e prostitucionit janë 7 të mitura të moshës 16-18 vjeç.

Maria Sampou dyshohet se, sipas të dhënave të mbledhura nga EL.AS., ka krijuar kontakte me të mitura që nga vera e vitit 2023 dhe ua ka bërë të lehtë gjetjen e “klientëve” për takime seksuale me pagesë, natyrisht duke marrë një pjesë të parave që kanë fituar. Në veçanti, për “shërbimet” e saj Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturat (200-400 euro), ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime.

Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”, të cilët u takuan me të miturat, në konsultim me 25-vjeçaren Sampou, në vend të parave u siguronin atyre me pagesë lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, dy prej tyre akuzohen se kanë transportuar të miturat drejt dhe nga hotelet ku kanë ndodhur takimet seksuale duke përdorur makinat e tyre. Njëri prej tyre është në fakt një shofer taksie. Më në fund, efektivët e policisë arrestuan edhe një 21-vjeçaren Maria Mefsout, e cila akuzohet se në një kohë të pacaktuar, por në të njëjtën periudhë veprimi me të arrestuarit e tjerë, ka shtyrë njërën prej të miturave në prostitucion duke marrë një pjesë të parave që ajo fitonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: