Nëse jeta ju jep limonë bëjini limonadë! Duket se këtë këshillë e kanë ndjekur edhe disa pushues gjatë ditës së sotme. Ndoshta kishit menduar se shiu mund t’ju prishë pushimet në det por ja që nuk është e vërtetë, të paktën për këta pushues.

Një pjesë e mirë e vendit është përfshirë nga reshjet e shiut dhe vranësirat, madje në disa zona me rrebeshe të forta. Një situatë e tillë ka qenë sot në Qeparo, por shiu nuk i ka nxjerrë dot pushuesit nga deti që kanë preferuar aventurën. Të lagur jo vetëm nga uji me kripë por edhe nga shiu i ëmbël.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Durrës, por sërish pushuesit kanë vijuar fundjavën e tyre të qetë e të patrazuar nga shiu i verës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: