NUREMBERG– Piktura të menduara se janë bërë nga ish-diktatori nazist, Adolf Hitler, kur ky i fundit ishte në moshë të re, u shitën në Nuremberg për 444 000 dollarë, tha shtëpia e ankandeve që organizoi shitjet.

Këto punime datojnë mes viteve 1904 dhe 1922, shumë kohë përpara se Adolf Hitleri dhe nazistët të merrnin pushtetin në Gjermani.

Edhe pse vlerat e pikturave të Hitlerit konsiderohen gjerësisht si të kufizuara, ato blihen gjithmonë e më shtrenjtë.

Në vitin 2014, një pikturë në bojra uji e Hitlerit, pamje nga bashkia e Mynihut, u shit për 170 000 dollarë.

Blerësi ishte nga Lindja e Mesme.

Shtëpia e ankandeve që merret me shitjen e pikturave të Hitlerit i tha gezetës ”Sueddeutsche Zeitung” se 20 për qind e fitimeve nga shitjet do të shkonte për bamirësi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: