Dinamo ka pasur një sezon me oshilacione të shumta në Superiore dhe ka pasur shpesh herë ulje-ngritjet e saj duke mos u kthyer në një ekip pretendent për titull.

Këtë sezon, nuk ka pasur gola të shumtë të shënuar dhe shpesh herë ka vuajtur para portës megjithatë është një nga skuadrat me sulmin më të mirë në Superiore. Me 40 gola në 34 ndeshje, skuadra ka ditur të shfrytëzojë momentet kyçe dhe të prodhojë gola kur ka qenë më e nevojshme.

Më shumë se Dinamo, ka shënuar vetëm Elbasani, që është në kuotën e 46 golave dhe ka një diferencë me 6 gola më shumë të shënuar, ndërkohë që po aq sa Dinamo, ka shënuar edhe Vllaznia që renditet në vendin e dytë dhe duket se golat e shkodranëve, kanë pasur më shumë vlerë se golat e Dinamos dhe thuajse të njëjtën vlerë me golat e shumtë të Elbasanit.

MBROJTJA- Në prapavijë, Dinamo paraqet një tjetër paradoks interesant: me 29 gola të pësuar, mbetet ndër mbrojtjet më të mira të ligës, edhe pse në disa ndeshje ka treguar luhatje dhe ka pësuar gola të evitueshëm. Struktura mbrojtëse ka funksionuar mirë në tërësi, duke e mbajtur ekipin konkurrues në pjesën më të madhe të sezonit.

Më pak se Dinamo, ka pësuar vetëm Vllaznia e cila është në kuotën e 26 golave ndërkohë që të gjitha skuadrat e tjera, kanë pësuar më shumë. Sa i përket golave për ndeshje, vetëm në një rast, Dinamo ka pësuar 3 gola dhe ishte takimi ndaj Flamurtarit ndërsa në ndeshjet e tjera, ka pësuar deri në 2 gola maksimumi.

Sa i përket diferencës, Dinamo që është në vendin e katërt me shumë vështirësi, ka një golaverazh pozitiv dhe aktualisht e sheh veten në +11 për sa i përket golave. Golaverazh më të mirë sesa Dinamo, kanë vetëm 2 vendet e para, Elbasani dhe Vllaznia të cilat kanë nga 14 gola diferencë ndërkohë që të gjitha të tjerat përveç Egnatias, janë në diferencë negative.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: