DURRES – Policia ka arrestuar një banor të Shijakut, i cili është kapur në flagrancë duke vjedhur energjinë elektrike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi B.Hoxha, i cili furnizonte banesën e tij 3-katëshe me një linjë të paligjshme, që lidhej direkt me rrjetin kryesor të shpërndarjes së energjisë.

Efektivë të policisë dhe specialistë të OSHEE-së vijojnë aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: