Samir Handanovic ka folur për shiritin e kapitenit te Interi, që tashmë mbahet nga ai, duke shtuar se nuk është trofe, por është një përgjegjësi e madhe dhe një nder.

Portierit veteran i është dhënë shiriti i kapitenit pasi iu hoq Mauro Icardit. Handanovic foli për ndeshjen, duke thënë se nuk duhet të nënvlerësohet.Ai u pyet nëse  kishte ndryshuar qëndrimin e tij që kur u bë kapiteni i Interit.

“Shiriti nuk është një titull fisnikërie apo trofe. Është një përgjegjësi e madhe dhe nder. Ne nuk kemi nevojë vetëm për një person që e mban shiritin në dorë, sepse kemi nevojë për pesë apo gjashtë liderë, që e shtyjnë skuadrën përpara. Nuk ka rëndësi kush e mban shiritin”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar për mua, unë vazhdoj të sillem ashtu siç kam bërë edhe më parë”, ka thënë Handanoviç për Sky Sport Italia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb