Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “PlayStation”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në ambientin e një qendre lojërash ku ishte i punësuar.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Hetimet kanë zbuluar se i riu dyshohet se shiste në doza lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientet e një PlayStation-i ku punonte.

Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan një sasi kanabisi, 69 doza të dyshuara kokainë (crack) dhe 23 doza të dyshuara heroinë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “PlayStation”.
Shiste lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientin e një PlayStation-i ku punonte, vihet në pranga 20-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “PlayStation”.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera mbi bazën e informacioneve policore të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi ligjor i një veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në ambientin e një PlayStation-i ku ishte i punësuar, shiste në doza lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis.

Gjatë kontrollit dhe veprimeve procedurale, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 69 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë (crack) dhe 23 doza lënde narkotike të dyshuar heroinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: