Lajm i keq për Atletico Madrid. Klubi madrilen duhet të mbyllë një sektor të stadiumit për ndeshjen e parë pritëse në ndonjë kompeticion europian.

Vendimi është marrë nga UEFA për shkak të racizimit të shfaqur nga tifozët e Loss Colchoneros në 5 prill ndaj Manchester Cityt. Kështu, vendimi hyn në fuqi që në ndeshjen e radhës, pasi Atletico do presë në Wanda Metropolitano “Qytetarët” për ndeshjen  e kthimit të çerekfinales së Champions league.90 minutëshi i parë ka përfunduar 1-0 për anglezët. Golin e vetëm e realizonte de Bruyne.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb