Energjia elektrike është problemi kryesor me të cilin po përballen disa njësi administrative në qarkun e Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se ka rrëshqitje dherash e gurësh dhe në disa akse, teksa rruga e Këlcyrës është bllokuar nga rënia e gurëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Situata e orës 12:00
Në bashkinë Gjirokastër, Njësia Administrative Cepo, fshatrat Zhulat dhe Fushëbardhë nuk kanë energji elektrike.
Njësia Administrative Picar fshati Golem nuk ka energjie elektrike. Rruga midis fshatrave Kolonjë Medar, Njësia Administrative Picar është e bllokuar nga inertet, nga bashkia po merren masa për hapjen e rrugës.

Në bashkinë Libohovë mungon energjia elektrike në qytet. Në bashkinë Memaliaj Niveli i Vjosës 4 m, ka probleme me EE në njësinë administrinë Luftinjë dhe Buz, kurse në njësinë administrative Memaliaj fshat nuk ka EE në fshatrat Cërrilë, Kashisht dhe Bylish. Në bashkinë Dropull ka mungesë të EE në Njësinë Administrative Pogon. Në bashkinë Tepelenë ka shkarje dherash në aksin Lekël Këlcyrë nga ARJ po punohet për pastrimin e këtij segmenti.
Në bashkinë Përmet: Situata është e qetë. Reshjet nuk kanë krijuar probleme në komunitet dhe infrastrukturë. Prurjet e lumit Vjosa niveli 2.4 m.

Në bashkinë Këlcyrë: Si rezultat i reshjeve kanë dalë burimet në rrëzë të malit Trebeshinë të cilat kanë sjellë prurje zhavori dhe uji në aksin rrugor nacional Gryka e Këlcyrës-Këlcyrë. Po punohet nga firma kontraktore për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Në fshatin Katundishtë, Njësia Administrative Dëshnicë në afërsi të qendrës së fshatit është bllokuar rruga për shkak të rrëshqitjes së dherave në aks. Po merren masa nga shërbimet rurale të bashkisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb