TIRANE-Pas shkarkimit nga detyra të punonjësve të OSHEE dhe të punonjësve të burgjeve, me pretendimin se janë debitorë për energjinë elektrike, ka reaguar në rrjetin social Facebook, Tritan Shehu, përgjegjës në Departamentin e Shëndetësisë në PD, i cili më gjatë shkruan se ‘Kane pushuar nga puna rreth 200 punonjës te OSHEE sepse nuk kane paguar faturat elektrike prej DY muajsh!!!!!! Dje po kaq gardiane…….etj!!!
Dua te di mbi cilën baze ligjore merret një vendim i tille?! Nuk mjafton një VKM. Absolutisht është shkelje të mos paguash për atë që konsumon, duhen zbatuar penalitetet kur ndodh. Por është shume here me e rrezikshme kur shteti vepron arbitrarisht pa mbështetje ligjore. Po gjykatat çfarë vendimesh do te marrin ne këto raste?!’-shkruan Shehu.
(o.d/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: