Ish-trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo i cili vetëm një ditë më parë u shkarkua nga Tirana pas eleminimit në Kupë nga Korabi ka dhënë një mesazh të shkurtër falenderues.

Egbo në një status në Fb shkruan ”Faleminderit, por kurrë lamtumirë”. I lidhur prej shumë vitesh me Tiranën si portier dhe trajner, Egbo duket se nuk e pranon lehtë ndarjen nga bardheblutë teksa nuk dihet nëse ai do të ketë një rol tjetër tek Tirana apo do të vijojë me një ekip tjetër.


Nigeriani ka prej 20 vitesh që jeton e punon në Shqipëri dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, pasi vetëm 4 muaj më parë arriti një sukses të madh pasi solli tek bardheblutë titullin e 25-të kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb