Shkarkohet drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.

Në vend të saj në këtë post është emëruar Ermir Çela. Ky i fundit është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb