TIRANE- Një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë nuk ka mundur të kalojë procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.

Në seancën e kaluar dëgjimore, KPK radhiti një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit.

Gjetja e vëzhguesit ndërkombëtar të ONM ka zbuluar se gjyqtari Selimi ka kontakt të drejtpërdrejtë me A.I, për të cilin gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali. Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb