GREQI

Policia greke ka arritur të shkatërrojë një bandë kriminale me veprimtari në trafikun e drogës në Komotini, por edhe rrethina. Banda prej kohësh ishte “pikasur”, ndërsa forcat policore kanë ndërhyrë më datë 17 maj, duke ç’montuar këtë bandë.

Oficerët e Departamentit të Sigurisë i Sektorit të Narkotikëve në Komotini përfundoi me sukses operacionin, që dërgoi prapa hekurave anëtarë të një bande, në përbërje të së cilës ishin shqiptarë dhe grekë. Besohet se anëtarë të bandës ishin një 29-vjeçar, dy 22-vjeçarë dhe një 21-vjeçar, i cili përdorej si korrier i lëndëve narkotike, raportojnë mediat greke.

Greqi

Njëri nga 22-vjeçarët ka lindur në Shqipëri, por mediat e vendit fqinj nuk publikojnë identitetin e tij. Ndërkaq, 21-vjeçari, i dyshuar si korrier droge është një banor i zonës. Policia greke ka arritur të dokumentojë se katër personat bashkëpunonin si bandë në sektorin e trafikut të drogës. Në banesën ku ata jetonin, forcat policore helene, përpos drogës, gjetën thika e para. Të arrestuarit do të përgjigjen për një sërë akuzash.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: