Autoritetet e Kosovës ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një postim në Facebook.

Sipas tij, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar.

Ai tha se njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllai i tij.

“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vuçiç e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi Sveçla.

Ai tha se Qeveria mbetet “e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: