Një i ri, në protestën e 86-të, u shpreh se protesta nuk do ndalet asnjëherë, deri në largimin e numrit një të qeverisë, Edi Rama. Ai theksoi se ky vend ka shumë problematika dhe ato mund të zgjidhen, vetëm nëse ikën Rama.

“Tirana është e gjallë, Shqipëria është e gjallë. Kam pritur prej vitesh që të ketë reagim të tillë. Ajo që dua të thëm është se potenciali që ka kjo protestë, është shumë më e madhe. Ka ardhur koha që pas denoncimeve, ka ardhur momenti që të flitet për ide.

Mendoj se nëse këtu dalin ide, kjo gjë nuk ndalet asnjëherë. Ky sistem minimumi të bëjë një hap pas.

Ky vend nuk ka sindikata. Ky vend ka rroga mbijetese. Ky vend ku krimi nuk bën dallim më nga shteti. Këtu po rrënjoset një kulturë që mbjell korrupsion. Rama nuk pranon argument, prodhon lajme dhe skandale dhe çorodit njerëzit me shoë dhe fasadë. Po Rama TV i vetmi kryeministër me media në emrin e vet.

Sa vite ka që Rama nuk del në TV përballë dikujt. Ka shkatërruar teatrin Kombëtar. Kur në mes të ditës shkatërroi hotelin që vetë kishte drekuar kush e di sa herë, hotelin e pronarit të NeWs 24, ta themi troç”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb