Një i ri në Vietnam e ka pësuar keq, pasi ka përfunduar pas hekurave se ka thyer karantinën. Bëhet fjalë për stjuardin Duong Tan Hau. 29-vjeçari u dënua me 2 vite burg për “përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme infektive” nga Gjykata Popullore e qytetit Ho Chi Minh.

Sipas aktakuzës, Hau shkeli rregullat e karantinës 14-ditore të vendit dhe u takua me 46 persona të tjerë pas fluturimit të tij nga Japonia në nëntor. Shkeljet e tij çuan në një karantinë dhe testimin e rreth 2,000 njerëzve të tjerë në qytet, duke shkaktuar një dem që arrin koston e rreth 194,000 dollarëve.

Vietnami është cilësuar si një ndër shtetet që ka mbajtur nën kontroll virusin, pasi ka bërë shumë testime dhe gjurmime masive dhe ka vendosur karantinë të rreptë. Shteti ka regjistruar më pak se 2,600 infeksione Covid-19 dhe vetëm 35 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: