Bajern Mynih nuk i ka dhënë kohë Borusia Dortmundit të gëzojë vendin e parë në renditje, pasi që sot është kthyer në majën e klasifikimit të Bundesligës.

Skuadra e Nagelsman e ka bërë me një paraqitje monstruoze, pasi ka fituar me shifrat 5-1 në fushën e Bajer Leverkusen, duke poshtëruar kundërshtarë në pjesën e parë.

Levandovski shënoi golin e avantazhit që në minutën e katërt, por furia e bavarezëve nuk u ndal dhe mes minutave 30’-37’ dhuroi një spektakël të rrallë, duke shënuar 4 gola. Përsëri Levandovski, Myler e më pas një dygolësh i Gnabri bënë të qartë që kur shënohej minuta e 37 e ndeshjes se fati i kësaj sfide ishte përcaktuar.

Leverkusen shënoi vetëm golin e nderit në pjesën e dytë më anë të Shik, por nuk mundi të bënte më shumë ndaj superfuqisë së futbollit gjerman që duket se dëshiron të mbyllë sa më shpejt çdo hesap në rrugën për titull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb