Një yll shuhet, por një tjetër vijon të shkëlqejë në Mynih. Në ditën kur e gjitha Bavaria i bëri nderimet e fundit legjendës Franz Beckenbauer, Jamal Musiala mori prej dorë ekipin e Tuchel duke i dhuruar fitoren e radhës në Bundesligë. Talenti gjerman ishte protagonist absolut në suksesin e pastër 3-0 që arritën përballë Hoffenheim. Fantazisti hapin siparin në minutën e 18-të duke kaluar Bayern në avantazh. Miqtë u përpoqën të riktheheshin në lojë, por Neuer ishte në një mbrëmje të shkëlqyer.

Në minutën e 69-të, Musiala u shërbye në qendër nga Sane duke dyfishuar shifrat. Nuk mund të mungonte në këtë banket as Harry Kane, me “bomberin” anglez që në minutën e 90-të sigloi shifrat përfundimtare në 3-0. Ky ishte goli i 22-të i Kane në Bundesligë duke kapur rekordin e Robert Lewandowskit si golashënuesi më i mirë në fazën e parë në historinë e futbollit gjerman:

Tuchel
Tuchel

“Ishte një rezultat i mirë, ishte e rëndësishme ta nisnim vitin me fitore, për më tepër pa pësuar gol”, u shpreh Thomas Tuchel pas ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb