TIRANE- Djali i ish­-kryeministrit, Sali Berisha, i ka dalë në “mbrojtje” kandidates së Partisë
Demokratike për Bashkinë Durrës, Grida Duma, pas deklaratave të kryeministrit Edi
Rama sot në Parlament, kur tha se Duma ka qëndruar me qira tek daja i saj në Durrës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shkëlzen Berisha i ka kujtuar Ramës kohën kur ka ndenjur tek shtëpia e Dashamir Pezës, duke ironizuar edhe me emrin e këtij të fundit.

POSTIMI I PLOTE I SHKELZEN BERISHES NE FACEBOOK
Daja i Grides dhe Dashnori i Rames
Me fjalorin qe i shkon me shume per shtat Rama sulmoi sot Grida Dumen meqe paska bujtur tek daja e saj gjate fushates qe po ben ne Durres duke thene :
“Ka te drejten e vet t’i jape qerane dajes , te flere me kalamajte e Dajes ose poshte krevatit te Dajes”
Mbase nuk e ka pasur me te keq pasi edhe kur ishte kryebashkiak por banonte ne Peze, ka pasur nderin t’i jepte qerane Dashnorit, te flinte me femijet e Dashnorit, poshte ose siper krevatit te Dashnorit. Dhe te mendosh qe kjo histori nuk ka zgjatur 60 dite por me vite.
P.S behet fjale per Dashnor Pezen ne shtepine e te cilit Rama ka kaluar vitet e fundit te beqarise dhe te parat e moshes se trete.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb