Në Angli vijojnë të insistojnë, Pogba-Real Madrid është një marrëdhënie e destinuar në “martesë”, një tratative e cila është zgjatur shumë në kohë por këtë verë është mundësia e fundit për të finalizuar këtë operacion. Sipas “Daily Mail”: Real Madrid po përpilon ofertën e radhës për t’ia paraqitur “djajve të kuq”, një ofertë e cila nuk parashikon para kesh por dy lojtarë, James Rogriguez dhe Gareth Bale për Paul Pogba.


Bale James
Bale James

Man.United kërkon 180 milion euro për kartonin e Pogba, dy lojtarët e përzgjedhur nga Reali nuk janë rastësor por dy lojtarë kartoni i të cilëve shkon në 180 milion euro, aq sa kërkon Man.United për mesfushorin francez. Të dy lojtarët, si James ashtu dhe Bale nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane, largimi i tyre është i sigurt.


Mundo
Mundo

Ky lajm gjen konfirmim edhe në Spanjë ku “Mundo Deportivo” shton se presidenti Perez nuk dëshiron të shpenzoj një shumë kaq të madhe por sigurisht nuk është kundër përfshirjes së dy lojtarëve në tratativa, fundja Pogba shihet nga trajneri Zidane si lojtari thelbësor për skemën e tij, nëse dëshiron të vazhdoj me Zidane është i detyruar t’ia plotësoj këtë kërkesë.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb