Shkencëtarët kinezë kanë identifikuar dhe publikuar gjashtë gjini të reja dhe shtatë lloje të reja të baktereve të Antarktidës , njoftuan mediat shtetërore.
Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Polare të Kinës (PRIC) i bënë zbulimet përmes analizës së mostrave të Antarktidës të mbledhura gjatë udhëtimeve të shumta.
PRIC ka standardizuar “me sukses” ruajtjen e më shumë se 3,500 llojeve të mikroorganizmave polare, duke grumbulluar rreth 30,000 mostra në 185 gjini, sipas ekipit të 41-të të ekspeditës së Antarktikut të Kinës .
Ky koleksion i gjerë, sipas ekipit të ekspeditës, ofron një bazë të fortë teorike për eksplorimin dhe përdorimin e ardhshëm të burimeve të reja mikrobiale polare.
Të formuar nga izolimi gjeografik afatgjatë, ekosistemet unike të poleve jugore dhe veriore, mbeten të pacenuara dhe strehojnë një mori llojesh të reja mikrobike.
Këta mikroorganizma përfaqësojnë një burim të vlefshëm për studimin e gjenetikës biologjike dhe diversitetit të specieve.
(A.A/BalkanWeb)