Peter Piot është shkencëtari që e zbuloi Ebolan dhe prezencën e Sidës në Afrikë, konsideron se koronavirusi mund të përhapet me shpejtësi edhe më të madhe.

Sipas këtij shkencëtari, që si nënsekretar gjeneral i Shteteve të Bashkuara punoi shumë për ndalimin e përhapjes së Sidës në Afrikë, përhapja e koronvirusit është shumë e madhe dhe numri i sëmurëve brenda një kohe të shkurtër, vetëm sa po rritet.

“Megjithës numri i vdekjeve nuk është i madh, përhapja dhe infektimi i më shumë njerëzve është shqetësues dhe ata janë gjithashtu në rrezik, që ta pësojnë me jetë”, ka thënë profesori Piot.

Në këtë formë, me përhapjen e madhe dhe infektimin e shumë njerëzve, shkencëtari paralajmëron se koronavirusi mund të infektojë edhe më shumë njerëz se Ebola, duke shkaktuar fatalitetet të paparashikueshme.

Derisa spitalet i kanë shtuar forcat dhe pretendojnë se mund të përballen me virusin, Piot konsideron se nuk i kanë kapacitetet të merren me këtë virus, njëjtë sikur me viruset sezonale. //Telegrafi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb