Në Rrugën e Qumështit gjenden 150 grumbullime yjesh në formë rrethi, ku në një sipërfaqe prej 100 vite dritë rreth e rrotull gjende 1 milionë yje. Ky mund të jetë vendi ku duhen kërkuar UFO­t thotë
shkencëtarja Rosanne Di Stefano.

Kërkimi i ri është prezantuar gjatë takimit të 227­të të American Astronomical Society. Shkencëtarja e Harvard­Smithsonian Center for Astrophysics (CfA) thotë se këto grumbullime yjesh mund të jetë
vendi ku mund të gjendet civilizimi i alienëve.

Sipas saj në këtë zona është më e madhe mundësia e jetëgjatësisë si dhe ka shanse më të mira për t’u bërë inteligjent dhe për të kaluar përtej fazës mikrobakteriale. Në këto zona të grumbullimit të yjeve, ata janë 20 herë më afër sesa një yll gjendet afër sistemit tonë diellor. Komunikimi ndër diellor është më i thjeshtë në këtë rast.

Shkencëtarët në Tokë nuk do të jetë në kontakt me civilizimin e mundshëm të UFO­ve në këtë zonë të hamendësuar. Të paktën jo tani për tani. Yllet e grumbulluar në formë rrethi janë formuar mesatarisht 10 miliardë vite më parë, duke qenë pak sa më të rinj sesa vetë galaksia. Për shkak të vjetërsisë, ata kanë më pak elementë që u duhet planetëve për formimin e metaleve, si hekuri.(Panorama)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: