Sot u zhvilluan ndeshjet e radhës të kampionatit të elitës në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija bëri detyrën në transfertë, duke mundur 1-3 Tikves.

Vendasit realizuan të parët me Spahiun, ndërsa më pas përmbysja erdhi falë Hasanit, Ditës dhe Doriev. Shkëndija kështu është e dyta në rënditje, me 10 pikë.

Shkupi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Pobedas, çka bën që shkupjanët të jenë të pestët me 7 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Akademija Pandev triumfoi 3-0 ndaj Skopjes, Makedonija GP barazoi 1-1 me Rabotnickin, ndërsa Struga-Sileks u mbyll 2-1.

Uy
Uy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: