Gazetari Vullnet Krasniqi ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria prej ditësh dhe revoltën e studentëve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen kryeministrit Edi Rama. Me tone ironike, gazetari thekson se e kupton arsyen pse Rama nuk po largohet, duke e lidhur këtë qëndrim me atë që e cilëson si një përpjekje të kryeministrit për të mos u përballur me realitetin dhe pakënaqësinë e qytetarëve.
“Unë e kuptoj Edi Ramën pse nuk jep dorëheqjen. Është shumë vonë me tërheq nga rrena e madhe të cilën ka vendosur që t’i besojë gjatë këtyre 6 muajve protestave të përditshme. E kuptoj Edi Ramën kur nuk i besohet se protestuesit nuk janë shqiptarë, por një dorë e huaj. E kuptoj Edin edhe kur nuk arrin ta kuptojë se këta që i kërkojnë dorëheqjen sot nuk janë të Sali Berishës. Kur pa dhunën dhe tensionin në rrugët e Tiranës, Edi mendoi me vete paksa i lehtësuar. Tha “A tash kanë dalë këto të Saliut”. Tash këta i degradoj lehtë se bëjnë dhunë, dhe unë bëj marrëveshje politike.”, tha ai.
Më tej, gazetari ndalet te imazhi që, sipas tij, kryeministri Rama ka ndërtuar për veten gjatë viteve në pushtet dhe te hendeku mes këtij imazhi dhe perceptimit të qytetarëve.
“E kuptoj Edin sepse me jetuar 12 vjet me këtë dhe madhështore për veten dhe me u zgju një mëngjes dhe pasi kjo ideja për veten nuk është aspak ideja e shqiptarëve për ty është e rëndë. Tronditëse me kuptu se janë rrethit të oborrtarëve të tu populli të sheh jo si shpëtimtarin dhe artistin por si arkitektin e zhvatjes dhe shpopullimin e shtetit.
Të paktën mundohu me kuptu vetë. Ndoshta vërtetë nuk të meritojmë. Ndoshta kaq arrijnë me të kuptu shqiptarët. Falja. Braktisi këta mosmirënjohes. Shko diku në Evropë. Ti je tashmë evropian. Nuk dallohesh fare prej të huajve. Me këtë vizion, mund të bëhesh kryeministër i ndonjë Italie a France. Sepse këtu në Shqipëri nëse bie nga karrigia e pushtetit, që sot ti e përdor si mburojë të fundit, si duket të pret një mburojë tjetër që quhet burg“.
