Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përplasur sot edhe me ish Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani lidhur me zgjedhjet që po zhvillohen në parti.

Gazment Bardhi: Këtu po e çoni partinë dhe thoni që jeni të lumtur, pak rëndësi ka fiton apo nuk fiton PD-ja. S’ka rëndësi është PD-ja apo jo fituesi, e rëndësishme është zgjedhim Këshillin Kombëtar, zgjedhim Kryesinë dhe ndani karriget dhe jeni në rregull.

Arben Ristani: Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës dhe rri rehat. Mbylle kur flas unë

Gazment Bardhi: As kam bërë kafe dhe as i kam shërbyer ndonjëherë me raki, unë jam ky që jam. Jam përballë teje. Unë s’të kam shërbyer ndonjëherë kafe ty, ti më ke shërbyer kafe. E di shumë mirë atë që po i them. E kishe të trashëguar që nga koha e komunizmit shërbimin e kafeve.

Arben Ristani: Ka një proces partia, duhet thërritur Kuvendi.

Gazment Bardhi: Sot janë zhvilluar zgjedhjet në të vetmen njësi ku PD-ja ka fituar në Tiranë, njësinë 8. Kanë përjashtuar demokratët fitues, kanë marrë një njeri të LSI e kanë vendosur në krye të PD e aq më tepër të dënuar për korrupsion. Kjo është e ardhmja që ofron zotëria për PD. Më 25 prill e vetmja zonë në Tiranë ku kemi fituar ka qenë njësia 8. Këtë ekipin fitues e kanë çuar në shtëpi, kanë thënë që s’kemi nevojë për ju. Kanë marrë një njeri të LSI e kanë bërë kryetar të PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: