SHKODER- Një 81-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Shkodër si pasojë i një aksidenti rrugor. Shtetasi me inicialet F.K, ishte duke lëvizur me motor, por në një moment ai është përplasur me bordurën.

Si pasojë 81-vjeçari është rrëzuar, duk e humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë nisur punën zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb