Nënkryetari bashkisë Shkodër, Tonin Dedaj, në një lidhje skype në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka folur në lidhej me situatën e krijuar nga përmbytjet në këtë qark.

Ai u shpreh se “viktima” e parë e përmbytjeve në këtë zonë si pasojë e shkarkimeve të ujit nga hidrocentralet, është Oboti, ndërsa ka kërkuar zgjidhje afatgjatë për një situatë që në Shkodër përsëritet shpesh.

Pjesë nga biseda:

Tonin Dedaj: Gjatë natës së kaluar intensiteti i reshjeve ka qenë norma, nuk kemi shtim të sipërfaqes së përmbytur, 1200 hektarë të përmbytur. Nuk ka pasur prezencë uji në banesa dhe nuk ka pasur nevojë për evakuime.

Shkarkimet nga Vau i Dejës sa kanë qenë kuotat?

Tonin Dedaj: Përmbytjet ndodhin nga shkarkimet e hidrocentraleve, por shifrën nuk e kam të saktë.

Oboti, zona më problematike për Shkodrën. Pse përmbytet gjithmonë? Mund të parandalohet diçka?

Tonin Dedaj: Është një zonë që është viktima e parë e shkarkimeve nga hidrocentrale. Për të duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë nga qeveria. Korporata Elektroenergjitike, struktura që shkakton dëmet. Ndoshta mund të kursente disa përmbytje e të mirëmenaxhonte më mirë. Duhet evidentuar situata në terren para përmbytjeve dhe duhet të ngrejë komisionet e saj për dëmshpërblimet.

Cilat do ishin masat parandaluese?

Tonin Dedaj: Pastrimi i kanaleve kulluese është bërë në mënyrë periodike por nuk zgjidh situatën. Shërben për tërheqjen e shpejtë të ujit pas përmbytjes nuk e parandalon atë.

Bashkëpunimi me pushtetin qendror, si është në situatë emergjence?

Tonin Dedaj: Bashkëpunimi ka qenë në nivelin e duhur. Duhet të theksojmë se nuk jemi në kushtet e menaxhimit të situatave emergjente, duhen fonde dhe logjistikë. Duhet të ndryshohet kuadri ligjor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: