Kreu i bashkisë Shkodër Bardh Spahia në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion nga institucionet përkatëse në lidhje me situatën që pritej të ndodhte me rrebeshet, duke mos u lënë mundësi të përgatitej as pushteti lokal dhe as të paralajmëroheshin qytetarët.

Ai u shpreh se përmbytje e qytetit nuk ka ndodhur si pasojë e reshjeve të dendura, por si pasojë e hapjes së portave në kaskadën e Drinit, ngjarje për të cilën tha e gjithashtu nuk kishin marrë informacion paraprak.

Keni qenë të lajmëruar nga institucionet për shirat që do vinin?

Spahia: Absolutisht jo. mungesë e plotë informacioni nga institucionet përgjegjëse. Më shumë se informacioni meteorologjik, kam ngrit shqetësimin e mungesës në koordinimit dhe informacionit për ata që menaxhojnë kaskadën e Drinit. Nuk kanë qenë reshjet shkak për përmbytjet, por keqmenaxhimi dhe hapja e portave. Ndryshe nuk do kishte kurrë një përmbytje të tillë me një ditë shi. Situatë e paprecedentë, as në 2010 nuk ka qenë e ngjashme me atë që po ndodh tani në Shkodër. Në 2010 kishim 3 javë shi me intensitet të lartë por nuk u rrezikua jeta e prona e zonave të tëra në një kohë kaq të shkurtër.

Edhe për hapjen e portave të HEC-eve nuk dinit gjë?

Spahia: Absolutisht jo. Duhet të njoftoheshim ne si pushtet lokal dhe të njoftonim qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb