Në orët e fundit janë konfirmuar dy raste të reja infektimi me koronavirus në Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se njëri rast ka rezultuar në fshatin Fushë-Verri të Delvinës, ndërsa tjetri është evidentuar në Sarandë.

Rasti i fundit mësohet se është një djalë i ri, që është i biri i një drejtuesi të lartë në kryeqytet. Siç raporton gazetarja Dine, i riu ka qenë me pushime në Dhërmi dhe ka shkuar në Sarandë për të bërë tamponin, pasi aty ka edhe një banesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb